SULMI MBI RROGOZHINË


SULMI MBI RROGOZHINË
✤ (13.2.1943). U krye natën duke u gdhirë 13 shkurti 1943, nën drejtimin e komandës së çetës partizane të Pezës (shih). Ajo ngarkoi një pjesë të çetës, rreth 40 veta, të shkatërronte garnizonin armik të Rrogozhinës dhe kantierin e depot e shoqërisë italiane «Aureli». Armiku kishte rreth 100 veta. Një pjesë e forcave partizane u vendos në hyrje dhe në dalje të Rrogozhinës, për të siguruar krahët e sulmit. Një grup tjetër, i veshur si milicë, i komanduar nga Kajo Karafili (shih), u fut në Rrogozhinë dhe e sulmoi armikun nga shpina. Sulmi u bë i befasishëm. Armiku pati rreth 20 të vrarë dhe dëme të mëdha materiale. Forcat partizane nuk pësuan asnjë humhje. Sulmi mbi Rrogozhinë e tronditi armikun, sepse u krye në një nga nyjet e rëndësishme të rrugëve automobilistike që lidhin Durrësin, Elbasanin dhe Lushnjën.

(M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sulmi Mbi Rrogozhinë


[cite]