SULOVA
✤ Zonë kodrinore midis 1. të Devollit në V dhe malit të Tomorit në J. Bën pjesë në rrethin e Gramshit (Sulova e Sipërme) dhe rrethin e Elbasanit (Sulova e Poshtme). Është e ndërtuar kryesisht nga flishi dhe pjesërisht nga gëlqerorë. Relievi është tepër i copëtuar nga rrjeti i dendur i përrenjve, vende-vende ka terrene të degraduara e vatra gërryerjesh. Lartësitë më të mëdha shkojnë nga 980 m (Kaiaja e Irmajt, pika më e lartë), në 946 m (Kalaja e Tunjës) dhe 736 m (Mali i Sulovës, i ndërtuar nga gëlqerorë). Sasia e reshjeve është 1253 mm, rrjeti hidrografik është i dendur, përrenjtë kryesorëjanë Kashova (degë e Tomorricës) dhe Shebica (degë e Devollit). Bimësia përfaqësohet nga makie mesdhetare të degraduara (mare, shkozë, mrete). Ndër kulturat bujqësore rritet mirë duhani. Qendrat kryesore të bartuara janë Mollasi, Përrenjasi, Tunja, Kushova.

(V. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sulova


[cite]