SUMBULLARJA
✤ (Humulus lupulus L.). Bimë shumëvjeçare e familjes kanabore (kërpore), (Cannabaceae) me kërcell kacavjerrës të lartë 5-8 m, me gjethe vezake si zemër në bazë, zakonisht me 3-5 vriguj të dhëmbëzuar, me lulet mashkullore në melthe, kurse femëroret të grumbulluara në formë boçe (kalli).
S. kultivohet për lulet femërore që përdoren në ind. e birrës, për t’i dhënë birrës shijen e hidhur, qartësinë dhe shkumën. Përdoren edhe për përgatitjen e vernikut, eseneave aromatike.
S. rritet mirë në vende me temp. mesatare vjetore 9-10°C dhe gjatë vegjetaeionit ka kërkesa të mëdha për lagështinë. Mbillet në pranverë me copa. Për kacavarjen e bimës vendosen shtyIla 6-7 m të larta. Kultivohet në Pogradec.
(N. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sumbullarja
[cite]