SUPERFOSFATI


SUPERFOSFATI
✤ Produkt industrial në formë pluhuri ose të kokrrizuar, që përdoret si pleh. Prodhohet në Kombinatin kimiko-metalurgjik të Laçit, në një fabrikë të veçantë (shih: Uzina e Superfosfatit). Lënda e parë e fosfatuar (fosforite) sillet nga jashtë, kurse acidi sulfurik i nevojshëm prodhohet në uzinë nga piriti i vendit dhe nga gazet e metalurgjisë së bakrit. Zbatohet edhe nërzierja e fosforiteve të jashtme me një sasi të fosforiteve të vendit. Produkti i mbaruar përmban: P90të përvetueshëm 16-18%, P0Otë lirë më pak se 5%, lagështi 12-14%, Në trajtë të kokrrizuar, me përmasa 1-4 mm, përmban:

P2Os, të përvetësueshme 17-19%, P205 të lirë-më pak se 2,5%, lagështi 4%. (Dh. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Superfosfati


[cite]