SURRGJI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (J), në bregun e majtë të luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfsiiin edhe fshatrat: Tejmoilë, Arrën, Arrëz, Vërri, Aliaj e Qinamak, popullsia gjithsej 4970 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XVII me emrin Skarqie Serogni. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1959. S. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. S. ka shkollë të mesme zooveterinare, shtëpi kuiture, muze, spital, njësi tregtare e komunale. Këtu janë zbuluar vendburime hekur-nikeii e kromi. Është hapur një minierë për nxjerrjen e kromit.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Surrgji
[cite]