SYNEJI
✤ Fshat fushor në rrethin e Durrësit, në të dy anët e lumit të Darçit, 2 km në P të Kavajës. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat fushore Hajdaraj, Rikaj, Qerret, Rrakull dhe fshatrat kodrinore: Bago, Karpën, Peqinaj, popullsia gjithsej 10100. S. përmendet në dokumente që në shek. XVI. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 7.9.1943. U çliraa më 14.11.1944. Kolektivizimi i hujqësisë u bë më 11.1.1957. S. është qendër e KTL. Ka drejtim kryesor prodhimin a drithërave, është e përmendur për kultivimin e orizit dhe rritjen e lopëve. S. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, kinema, fushë sportive, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe shërbimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Syneji


[cite]