TËRMETI I 15 PRILLIT 1979


TËRMETI I 15 PRILLIT 1979
✤ Ra në orën 07:19, pati magnitudë 7.2 dhe intensitet në epiqendër 9‘/2 ballë; epiqendra ndodhej në detin Adriatik, në afërsi të qytetit Petrovac (Mali i Zi) me koordinata 42.16° V 18.86° L thellësi vatre 20 km. Intensiteti më i lartë, 8 ballë në vendin tonë u vrojtua në rrethin e Shkodrës (Zona e Nënshkodrës) dhe në rrethin e Lezhës. Nga tërmeti në vendin tonë gjetën vdekjen 35 vetë, u plagosën 382 të tjerë dhe mbetën pa strehë rreth 100.000 banorë; u dëmtuan 17.122 shtëpi banimi dhe objekte social-kulturore dhe ekonomike; vetëm në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës u dëmtuan 14.686 objekte, nga të cilat 2413 u shkatërruan plotësisht. Dëmtime pati në të gjithë Shqipërinë e Veriut.

Pasojat e këtij tërmeti u likuiduan plotësisht deri. më 1 Tetor 1979, me shpenzimet e shtetit.

Për këtë punuan 25.000 punëtorë, specialistë e ‘ruadro vullnetarë nga i gjithë vendi. U ndërtuan 1441 shtëpi dhe apartamente të reja banimi, 165 ebjekte ekonomiko-shoqërore e kulturore dhe u —eremetuan 14.552 të tjera. U ngritën mjaft fshatra të reja socialiste si dhe lagje të reja në qytetin e Lezhës dhe Shkodrës.

Tërmeti u parapri nga një sërë paragoditjesh që filluan më 31.3.1979; paragoditja më e fortë rdodhi më 9 prill, pati magnitudë 5.2 dhe intensitet 7 ballë, epiqendra në afërsi të Ulqinit. Staroni sizmologjik në Shkodër regjistroi 487 paragoditje. Ky tërmet u shoqërua dhe më shumë pasgoditje, stacioni sizmologjik në Shkodër, deri më 30.11.79, regjistroi 24.048 pasgoditje me magnitudë më të madhe se 1. Pasgoditjet më të forta ndodhën më 15 prill në orën 15.45 me magnitudë 6.0 dhe më 24 maj në orën 18.23 me magnitudë 6 2.

Aspektet sizmologjike, sizmogjeologjike, inxhinierike si dhe sociale të këtij tërmeti janë trajtuar në një simpozium të organizuar me 4-5 prill 1980 në Shkodër. Materialet e simpoziumit janë botuar në një vëllim të veçantë.

(E. Su.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tërmeti I 15 Prillit 1979


[cite]