TËRPANI


TËRPANI
✤ Fshat në rrethin e Beratit (J), në rrugën Berat-Përmet. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Teman, Tozhar, Paraspuar, Vokopolë, Dodovec, popullsia gjithsej 3741. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. U çlirua në shtator 1944. T. është qendër e koop. së bashkuar «Kongresi i 6-të i Partisë» formuar më 1972. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të frutave. Rriten sidomos bagëtitë e imëta. T. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tërpani


[cite]