TABAKËT


TABAKËT
✤ Zejtarët që merreshin me regjjen dhe përpunimin e lëkurëve. Mjeshtëria e tyre qe mjaft e përhapur qysh herët dhe erdhi duke marrë zhvillim të gjerë. Regjja e lëkurëve u përhap kryesisht në qendrat pranë liqeneve, lumenjve dhe burimeve. Në shek. XVIII — gjysma I e shek. XIX kjo zeje arriti shkallën më të lartë të zhvillimit, siç e dëshmon edhe numri i madh i punishteve në disa qytete. Kështu p.sh. za Berat kishte mbi 40 «tabakhane», në Prizren 43, në Shkodër 30, në Elbasan 35, në Pejë 50, zs Gjakovë 60 etj. Prodhimet e tyre eksportoieshin edhe jashtë vendit. T. u pasuruan shumë, sa që esnafi i tyre arriti të luante rol të madh në jetën politike e shoqërore të vendit. Dnke ndikuar edhe në organizata të tjera zejtarësh, ata krijuan tarafe të fuqishme esnafore që bënë mbështetje e rëndësishme për forcat rsidale të vendit siç qe rasti me sundimtarët Bushatllinj. Edhe pas rënies së kësaj mjeshtërie =ë gjysmën II të shek. XIX, kur esnafët e T. e mifflbën rëndësinë, lëkurat e përpunuara mbetën rrjë nga produktet kryesore të eksportit deri në rrag të Çlirimit të Shqipërisë.

(Z. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tabakët


[cite]