HELIKOPTERI (qielli) Helikopteri nuk ka krahë. Helika e tij e madhe, duke u rrotulluar me shpejtësi, e zhvendos në ajër dhe e lejon të ngjitet lart e të zbresë poshtë sipas nevojës. Me ndihmën e një motori tjetër helikopteri drejtohet sipas dëshirës.
RAKETA (qielli) Fishekzjarri është një lloj rakete e vockël që ngjitet lart në ajër, sepse është e mbushur me barut. Ky barut digjet dhe prodhon disa gaze, të cilat dalin me zhurmë dhe me forcë nga ana e prapme e raketës dhe e shtyjnë atë përpara.
SATELITI ARTIFICIAL (qielli) Rreth Tokës rrotullohet Hëna, që është sateliti natyror i planetit tonë. Por me anë të raketave janë lëshuar edhe aparatura që rrotullohen gjithashtu rreth Tokës. Këto aparatura fluturuese quhen satelitë artificialë.
MURI I ZËRIT (qielli) Thuhet se një aeroplan kapërcen murin e zërit kur ecën me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit në ajër, e cila është 1200 km në orë.
VESHJA ANTI-G (qielli) Pilotët e aeroplanëve reaktivë e veçanërisht kozmonautët, para fluturimit veshin një kostum të posaçëm që u rri shtrënguar pas trupit. Ai shërben për të mbajtur gjakun në të gjitha pjesët e trupit, me qëllim që pilotët të mos humbasin ndjenjat.
VIT-DRITA (qielli) Largësitë midis yjve në qiell janë aq të mëdha saqë është e pamundur të llogariten në metra e bile as në kilometra. Për këtë arsye ato llogariten me vjet-dritë. Një vit-dritë është largësia që përshkon një rreze drite gjatë një viti. Dhe dihet se drita përhapet me shpejtësi
ARUSHA E MADHE DHE ARUSHA E VOGËL (qielli) Janë yjësi që shihen në qiell afër Polit Verior të botës. Ngjajnë më shumë me një tigan me bisht pak të përkulur ose me një qerre, por njerëzit e lashtë pëlqenin më shumë emrat e kafshëve, prandaj i quajtën me këto emra.
GALAKTIKA (qielli) Dielli dhe Toka jonë i përkasin një bashkësie yjsh dhe planetësh që formojnë Galaktikën tonë. Larg në qiell ekzistojnë edhe bashkësi të tjera yjsh e planetësh. Shumë nga këto galaktika janë tepër larg dhe ne nuk i shohim dot me mjetet e sotme. Numri i tyre është i