DËBORA (qielli) Atmosfera përmban avuj uji. Kur bën ftohtë ky avull shndërrohet në ujë dhe bie në formë shiu. Kur bën shumë ftohtë, uji shndërrohet në kristale të holla akulli dhe bie në formë dëbore.
RRUFEJA (qielli) Rrufetë që shikojmë gjatë stuhive janë thjesht shkarkime të fuqishme elektrike, që formohen ndërmjet reve ose ndërmjet një reje dhe Tokës.
BUBULLIMA (qielli) Bubullima është zhurma e shkaktuar nga rrufeja. Kjo zhurmë e madhe nuk është e rrezikshme, sepse arrin në veshët tanë mbasi ka rënë rrufeja.
YLBERI (qielli) Drita e Diellit, që duket e bardhë, në të vërtetë është një përzierje e të gjitha ngjyrave. Kur drita përshkon pikat e shiut, shpesh shpërbëhet në rreze me ngjyra të ndryshme dhe formon në qiell një hark të madh shumëngjyrësh që ne e quajmë yber.
YLLI QË KEPUTET (qielli) Në netët e gushtit qielli shpesh përshkohet nga objekte të ndritshme, që quhen yj që këputen, ose që bien. Këto nuk janë gjë tjetër veçse trupa të ngurtë që bien nga qielli, të cilët, kur kalojnë nëpër ajër, fillojnë të digjen.
TEJQYRA (qielli) Në qoftë se i shikojmë sendet nëpërmjet një thjerrëze, ato do të na duken shumë më të mëdha. Në qoftë se shikojmë yjtë nëpërmjet një vargu thjerrëzash të vendosura në një tejqyrë, do të dallojmë plot yj që nuk shihen me sy.
TELESKOPI (qielli) Për të parë më mirë, më me hollësi, përdoren disa pasqyra të mysëta. Edhe në teleskop ka një pasqyrë të mysët, e cila zmadhon shëmbëllimin e yjve që dëshirojnë të vëzhgojnë astronomët.
OBSERVATORI (qielli) Observator quhet një ndërtesë e pajisur me mjete të ndryshme si teleskopë etj. për vrojtimin e qiellit dhe të trupave qiellorë. Ata ndërtohen në vende të larta, në malësi, ku ajri është më i pastër dhe vrojtimet bëhen më të sakta.
BALONA (qielli) Është një qeskë e madhe elastike e mbushur me një gaz më të lehtë se ajri. Në të lidhen aparatura të ndryshme që përdoren për të kryer vrojtime dhe matje në shtresat. e larta të atmosferës.
RADARI (qielli) Radari është një aparat me anën e të cilit zbulohet nga larg një aeroplan që fluturon natën, ose në mot të vrenjtur, pra kur nuk mund të shihet. Nëpërmjet tij gjithashtu aeroplani mund të komandohet e të drejtohet për të zbritur në Tokë, kur pamja është e keqe.
FORCA E KUNDËRVEPRIMIT (qielli) Forca e kundërveprimit është forca që e bën fishekzjarrin të ngjitet në qiell, si dhe forca për shkak të së cilës tubi i ujit, kur i shpëton nga dora kopshtarit, zë e përdridhet në Tokë si gjarpër.
SHPEJTËSIA E ZËRIT (qielli) Zëri përhapet në ajër shumë shpejt. Kur një aeroplan arrin të fluturojë aq shpejt sa zëri, thuhet se shpejtësia e tij është e barabartë me shpejtësinë e zërit.
KABINA E SHKËPUTSHME (qielli) Në rast rreziku piloti i një aeroplani supersonik nuk është në gjendje të hidhet me parashutë për të shpëtuar jetën. Për këtë qëllim në aeroplan është vendosur një pajisje e fuqishme, që e nxjerr jashtë aeroplanit pilotin së bashku me kabinën e tij shkëputëse dhe me
AEROPLANËT NDËRKONTINENTALE (qielli) Aeroplanët ndërkontinentalë fluturojnë zakonisht me shpejtësi rreth 1000 km në orë, në lartësi 10.000 metra mbi Tokë. Janë aeroplanë me katër motorë.
HIDROPLANI (qielli) Hidroplani është një aeroplan që mund të qëndrojë mbi ujë. Në vend të rrotave për zbritjen në tokë, ai ka dy notues. Pra, hidroplani është një anije që mund të fluturojë.