Dredhat ë lumenjve Në fazën e fundit të rrjedhjes së tij lumi nuk ka më forcë të ndikojë në drejtim të shtimit të thellësisë së shtratit dhe vazhdon të rrjedhë i qetë, duke u shmangur nga çdo e ngritur ose bregore, sado e vogël dheu. Si rrjedhim, rrjedha e lumit
Vullkanet me mburojë Magma që prodhon vetëm rrjedhje lave, krijon vullkane të tipit «me mburojë». Një shembull i përkryer i këtyre vullkaneve është Mauna Loa, në ishujt Havai. Të gjithë këta ishuj kanë lindur përmes zjarrit. Në epokat shumë të hershme në fundin e oqeanit ndodhën plasaritje të mëdha dhe
Rëra dhe era Në shkretëtirat dhe gjatë brigjeve të detit era ia ndryshon pamjen terrenit në mënyrë tekanjoze. Era që fryn pa pushim i bombardon me grimca rëre pjesët më të ngritura të shkëmbinjve. Në rast se sasia e rërës është tepër e madhe, era e grumbullon atë në mënyrë
Fjordet Fjordi është një tip i veçantë lugine lumore e mbytur. Të shumta janë fjordet që gjenden gjatë brigjeve të vendeve nordike si, për shembull, në Norvegji dhe në Grënlandë. Gjatë periudhave të ftohta të epokës kuaternare, kur pjesa më e madhe e ujit të tokës ngurtësohej dhe formonte shtresa
Kënetat dhe moçalet Kënetat janë sipërfaqe të rrafshëta në zona të ulëta, nëntoka e të cilave është e papërshkueshme nga uji. Ato mund të formohen nga grumbullimi i ujit të shiut, dhe në këtë rast kënetat pësojnë ndryshime të mëdha në varësi të stinës së shirave. Kështu, për shembull, një
Prejardhja e lumenjve Përfytyroni një kodër shkëmbore në të cilën, gjatë gjithë vitit bie shi dy herë në javë. Disa prej pikave të shiut përthithen menjëherë nga rrënjët e bimëve dhe disa të-tjera#avullojnë dhe kthehen përsëri në atmosferë. Shumë prej tyre, duke rrjedhur së bashku, formojnë vija që bashkohen me
Shakatë e ujit Uji, duke ngrirë, zgjerohet dhe zë një vëllim më të madh se vëllimi që zinte në fillim kur ishte ujë; vëllimi i akullit rritet me një të nëntën e vëllimit fillestar, domethënë të ujit. Forca e ushtruar mbi shkëmbinjtë si pasojë e kësaj shtese vëllimi është jashtëzakonisht
Kur vdesin vullkanet Vullkani mund të rizgjohet, siç bëri Vezuvi, madje edhe pas disa shekujsh qetësie. Ai mund të vazhdojë të shpërthejë për disa vjet me radhë, si Parikutini, dhe pastaj të qetësohet. Ose mund të jetë në aktivitet të pandërprerë për shekuj me radhë. Vullkani i Strombolit ka vazhduar
LUMENJTË E AKULLT Majat më të larta të vargmaleve më të mëdha të botës të Alpeve, Kordiliereve kanadeze dhe Himalajave janë të mbuluara me borë të përjetshme. Në luginat e thella të maleve bora as nuk shkrin dhe as nuk luan nga vendi; ajo grumbullohet vazhdimisht dhe krijon grumbuj
Ujë i ëmbël dhe ujë i kripur Përveç Liqenit të Madh të Kripur në Amerikë, ndër liqenet e mëdha të kripura që ekzistojnë sot në botë mund të përmendim Detin Kaspik dhe Detin e Vdekur, ku kripësia arrin deri në 240 gramë për kilogram. Ka të tjera liqene të tilla
Tavolina, monumente dhe karkanxholle Në këto zona gërryerja u ka dhënë shkëmbinjve forma mjaft të çuditshme: forma tavolinash, urash natyrore, kështjellash, monumentesh e karkanxhollesh, në varësi të qëndresës që i ka paraqitur shkëmbi i gërryerjes. Sa herë që sipërfaqja e një zone i nënshtrohet ndonjë shndërrimi, shkëmbinjtë që janë më
Historia e një liqeni Kepi Kod, kjo gjuhëz e Masaçusetsit (Shtetet e Bashkuara), që zgjatet në Atlantik, është e përbërë nga rëra dhe argjila e lënë gjatë shkrirjes së akullnajave në periudhat e vonshme akullnajore. Aty-këtu gjatë kepit Kod gjenden shumë moçale me ujë të ëmbël që, me pozicionet që
Formimi i magmës Vullkanet, rrjedhat e lavës, gejzeret, burimet e ngrohta, fumarolat, shfryrjet e boraksit e shpërthimet sulfurore, mofetat, avujt sulfurorë etj. janë që të gjitha shfaqje të asaj që gjeologët e quajnë «aktivitet vullkanik». Aktiviteti vullkanik shkaktohet nga temperaturat e larta nën tokë. Nuk dihet me saktësi si dhe
RRUGA E LUMENJVE Ngrohtësisë së Diellit nuk i detyrohemi vetëm për kushtet atmosferike, por edhe për lumenjtë, megjithëse kjo duket pak si e çuditshme. Në sajë të Diellit uji i detit avullon dhe formon retë, të cilat shndërrohen pastaj në shi, domethënë në ujë që rrjedh sipër e poshtë sipërfaqes
A do të kthehen më akujt Akujt mund edhe të kthehen. Një ulje e temperaturës mesatare të gjysmërruzullit verior në masën 10 gradë do të mjaftonte që brenda disa qindra vjetëve akujt të grumbulloheshin dhe të mbulonin sërish qytete të tilla si Parisi, Londra, Nju-Jorku etj., e bile të zbrisnin