TAHSINL HASAN


TAHSINL HASAN
✤ (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.

Bir i një fshatari nga Ninati i Sarandës, Hasan Tahsini që në vogëli u dha pas mësimit e diturisë, mbaroi shkollën e ulët në fshat dhe vazhdoi pastaj mësimet në një nga medresetë më të dëgjuara të Stambollit. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësitë e tij intelektuale ai u caktua rektor i Universitetit të porsahapur të Stambollit. Ai bëri kërkime në.fusha të ndryshme të shkencave natyrore, që i paraqiti në mjaft artikuj dhe libra shkencorë në gjuhën turke, midis të cilëve dallohen «Psikologjia» dhe «Bazat e astronomisë». Njohuritë dhe të dhënat që përmbajnë këta libra, janë nga më të përparuarat për kohën dhe i clhanë autorit të tyre emrin e një dijetari të shquar në Perandorinë Osmane. Veprimtaria e H.T. për përhapjen e diturive shkencore, që vinin në kundërshtim me botëkuptimin zyrtar fetar-idealist ra në sy të autoriteteve shtetërore e fetare dhe shumë shpejt ai u pushua nga puna si rektor e u ndoq nga Universiteti.

Jeta dhe veprimtaria e H.T. u karakterizua jo vetëm nga interesi i tij për shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtë për atdheun dhe popullin e tij. H. T, ashtu si rilindësit e tjerë të shquar, e kuptoi se një nga fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit të saj, ishte ajo e shkrimit të gjuhës shqipe dhe e përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Për këtë ai qysh në vitet ’60 të shek. XIX, në bashkëpunim dhe me patriotë të tjerë, si Kostandin Kristoforiahi, filloi të mendojë e të punojë për krijimin e shoqërive aë do të punonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Është i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashkëtingëllore dhe 8 zanore, i hartuar në fillim të viteve ’70. Më pas IT.T. mori pjesë në komisionin që hartoi alfabetin e Stambollit.

T. u ndoq nga fanatikët dhe reaksionarët edhe për veprimtarinë e tij patriotike, bile ai njohu dyert e burgut të sulltanit. Por asgjë nuk e largoi H. T. nga bindjet e». tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike.

(Z. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tahsinl Hasan


[cite]