TAKSAT
✤ Pagesë e detyrueshme që bën popullsia. Në thelb kanë të njëjtën përmbajtje ekonomiko-shoqërore me tatimet (shih). T. janë të shumëllojshme dhe zbatohen mbi qarkullimin, mbi veprimet e gjendjes civile, ato gjyqësore, noteriale, të pullës së postave etj. Shërbejnë si bazë ekonomike për ekzistencën e shtetit borgjez, i cili me’ anë të sistemit të taksave zhvat të ardhura financiare nga masat e popullit dhe i përdor si burim për mbulimin e shpenzimeve joprodhuese. Për një kohë pas Çlirimit edhe në vendin tonë u ruajtën disa lloje taksash, si taksa e tregut, e peshëmatjes etj., dhe shërbyen si burim të ardhurash për buxhetet lokale. Me forcimin e sektorit socialist të ekonomisë dhe të gjendjes financiare të shtetit në RPS të Shqipërisë që në vitin 1969 u likuiduan përfundimisht mbeturinat e sistemit të taksave lokale dhe popullsia nuk paguan më asnjë lloj takse.

(S. Hi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Taksat


[cite]