TARABOSHI
✤ Mal në rrethin e Shkodrës, në skajin JP të Liqenit të Shkodrës me lartësi 595 m. Është i ndërtuar prej gëlqerorësh dhe dolomitesh të triasit të sipërm. Relievi është i ashpër dhe janë mjaft të përhapura format karstike. Shpati VL, i prishur nga tektonika, biepjerrtas mbi Liqenin e Shkodrës. Në këtë anë gjenden fshatrat Shirokë, qendër pushimi turistike e balneare dhe Zogaj. Shpati JP bie mbi fushën e Bregut të Bunës. Në këtë anë gjendet krahina e Anamalit (shih). T. është pak i veshur me bimësi. Rrëzë T. është ngritur fabrika e parë e çimentos në vend.
(T. Z.)
✤ (1913). Gazetë e përditshme në gjuhën shqipe e pjesërisht italisht. Numri i parë doli më 19.11.1913, vijoi deri më 1914. Ishte e para gazetë e përditshme, rifilloi botimin më 1921 si gazetë e përjavshme (gjithsej 14 numra). U shtyp në Shkodër. Megjithë demagogjinë nga ana e jashtme, në thelb ishte në shërbim të politikës së imperializmit italian në Shqipëri dhe mbështeti reaksionin e brendshëm çifligar, bajraktar e klerikal; nxiti përçarjen fetare e krahinore, bëri thirrje për shuarjen e kryengritjes së fshatarësisë kundër Esat pashë Toptanit.
(G. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Taraboshi
[cite]