TARAZHI PRENDA


TARAZHI PRENDA
✤ (1928-1948). Veprimtare e shquar shoqërore, luftëtare e vendosur për emancipimin

e gruas dhe përhapjen e së resë, Heroinë e Popullit. Lindi në fshatin Paten të rrethit të Matit, në një familje të varfër fshatare. Gjatë Luftës ANÇ pati rastin të njihej e të ndihmonte partizanët, gjë që ndikoi në formimin e saj revolucionar. Me çlirimin e vendit . u aktivizua me rininë e gratë e fshatit; shkoi aksioniste në hekurudhën e parë të vendit Durrës-Peqin. Luftoi me guxim kundër zakoneve të vjetra prapanike, kanunit e fesë dhe kundër reaksionit e elementëve konservatorë; u dallua si agjitatore e vendosur e vijës së Partisë. Qëndroi e patundur kur u kap në befasi bashkë me Marta Tarazhin (shih) nga një bandë kriminelësh, që e vranë më 25.4.1948. Busti i P. T. është vendosur në qytetin e Rrëshenit.

(I.L.) detyrua të mërgojë në Fajum’ (Egjipt.) Punoi pa u lodhur për mbarëvajtjen e shoqërive patriotike të shqiptarëve në Egjipt e qe një nga frymëzuesit për ngritjen e tyre edhe në SHBA. Mbante lidhje të vazhdueshme me udhëheqës të njohur të Lëvizjes Kombëtare. A. T. ndihmoi pa kursim materialisht në propagandimin e ideve kombëtare, në mbajtjen e shkollave etj. Botoi nën pseudonimin «Dera» gazetën satirike Shkopi (shih), si dhe shumë artikuj në organet e tjera shqiptare. Shkrimet e tij shprehën pikëpamjet liridashëse e demokratike, Luftoi me energji kundër osmanëve, kundër propagandave të huaja që mbillnin farën e përçarjes, si dhe kundër elementëve turkomanë e grekomanë. Më 1914, i kthyer në atdhe, A. T. mbajti qëndrim kundër nderhyrjeve të Fuqive të Mëdha në Shqipëri dhe tradhtarëvet të kombit. Vdiq në Egjipt.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tarazhi Prenda


[cite]