TARAZHI MARTA
✤ (1926-1948). Veprimtare e shquar shoqërore, luftëtare e vendosur për emancipimin
e gruas dhe përhapjen e së resë, Heroinë e Popullit. Lindi në fshatin Livadhëz të rrethit të Mirditës, në një familje të varfër fshatare. Pas Çlirimit u bë udhëheqëse e aktivit të rinisë në fshatin Malaj dhe më vonë anëtare e byrosë së Rinisë Komuniste për rrethin e Mirditës (1946). Megjithëse e martuar në moshë të re sipas kanunit, jashtë vullnetit të saj, shkoi disa herë vullnetare në hekurudhën e parë Durrës-Peqin (1947-1948), ku u dallua për punë të mirë e për cilësi organizative. Luftoi ,me vetëmohim në rrethin e Mirditës për të zbatuar vijën e Partisë në luftë kundër reaksionarëve dhe elementëve konservatorë; me shembullin e saj frymëzoi të rinjtë, të rejat e gratë e Mirditës në punën ndërtimtare dhe për të shkelmuar zakonet prapanike. ‘ Qëndroi e patundur kur u kap në befasi bashkë me Prenda Tarazhin (shih) nga një bandë kriminelësh, që e masakruan më 25.4.1948. -Busti i M. T; është vendosur në qytetin e Rrëshenit.
(R. p.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tarazhi Marta