TEATRI POPULLOR


TEATRI POPULLOR
✤ I pari teatër i realizmit socialist në Shqipëri. U krijua gjatë Luftës ANÇ si vijim i teatrit partizan. Shfaqja më 24.5.1944 e spektaklit «Pleqtë dhe lufta» përgatitur posaçërisht për hapjen e Kongresit të Përmetit, shënoi fillimin e tij dhe u quajt Teatri Qendror. Jepte shfaqje në zonat e çliruara, në qytete e fshatra dhe në brigadat partizane. Më 25.5.1945 e nisi veprimtarinë në Tiranë me emrin Teatri i Shtetit. Ai mblodhi aktorët më të mirë të teatrit partizan. Regjisori i parë ishte Sokrat Mio (shih). Që në nëntor 1944 për aftësimin e aktorëve ishte hapur «Shkolla dramatike», në të cilën mësuan shumë nga aktorët e parë të tij.

Në vitet e mëpastajme, repertori u pasurua me pjesë të reja me temë nga Lufta ANÇ, si dhe me pjesë të dramaturgjisë përparimtare botërore.

Në vitet 50 T. P. realizoi me sukses disa spektakle nga dramaturgjia e re kombëtare. Në gjysmën e aytë të viteve 60 mori përparësi repertori kombëtar. Regjisura dhe loja e aktorëve e rritën nivelin ideoartistik. Trupa u plotësua me aktorë të rinj nga Shkolla e Lartë «A. Moisiu» (sot dega dramatike pranë Institutit të Lartë të Arteve). Në këtë rrugë është thelluar më tej karakteri kombëtar i teatrit, është forcuar partishmëria proletare dhe fryma realiste socialiste.

Sot T. P. është teatri qendror kombëtar i vendit.

(Me. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Teatri Popullor


[cite]