TEKNIKA E PARTISË
✤ Me këtë emërtim ka hyrë në historinë e Luftës ANÇ teknika e shtypit të PKSH, të RKSH dhe të organizatave antifashiste. Mbizotëronte teknika e thjeshtë, e përbërë nga makina shkrimi dhe shaptilografë. Më vonë, nga fundi i vitit 1943, u krijuan e punuan edhe disa shtypshkronja të Partisë në zonat e çliruara. Mje-
tet e teknikës iu rrëmbyen armikut. Me to u shtypën mijëra trakte, komunikata, gazeta, revista e broshura.
PKSH i kushtoi kujdes të maah ngritjes, ruajtjes, zgjerimit dhe përsosjes së teknikës së shtypit. Bazat e saj u hodhën që në prag të themelimit të Partisë. Me propozimin dhe nën drejtimin e shokut Enver Hoxha, në verën e vitit 1941, punëtorët militantë M. Mame e M. Duri ngritën shtypshkronjën e parë të thjeshtë. Më 25.8.1942 në një bazë të T. së P. në Tiranë u shtyp numri i parë i «Zërit të popullit» (shih). T. e P. u orgazua në fshehtësi të madhe, me një konspiracion e disiplinë të fortë. Komunistët që punonin në T. e P., për arsye konspiracioni, militonin në një celulë të përbashkët Partie dhe lëviznin shumë rrallë nga baza ku ishte teknika. T. e P. u ngrit në të gjitha qytetet kryesore të vendit dhe në disa baza të Partisë jashtë qytetit, punoi pa ndërprerje gjatë gjithë Luftës ANÇ, me gjithë ndjekjet dhe terrorin e armikut.
(L. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Teknika E Partisë