TEKSTILET POPULLORE
✤ Pëlhura të punuara nga endëset shtëpiake. Tradita e punimit të tyre sshtë mjaft e lashtë në vendin tonë. Kulmin e idëzimit e arriti në shekujt XVIII-XIX me punimin e pëlhurave të mëndafshta e të pambukta. Ishin të njohura endëset shqiptare (Prizren, Pejë, Shkup, Voskopojë, Korçë etj.) që punonin tekstilet e leshta edhe për treg. Si lëndë e parë përdoreshin li, kërp, lesh, mëndafsh, pambuk dhe përrierje të tyre. Pëlhurat më të thjeshta nga ana:=knike punoheshin me dy lisa (shih: Vegja). Me katë teknikë janë bërë lloje të ndryshme pëlhurssh, duke zbatuar variante të saj, si teknikat e çuajtura «me dorë», «gojë le e gojë merr», «me mekë», «me shufër» etj. Këto janë përdorur për runimin e pëlhurave për përparje, brekushe, për qilima, velenxa, t-hekore, sixhade etj. me motive a ngjyra nga më të ndryshmet.
Pëlhurat e punuara me katër lisa bëhen me iryqëzimin e dyfishtë të fijeve të majës me ato të indit, duke krijuar ndërthurje jo në formë rrjete, por diagonale si kurrizi i peshkut. Këto janë më të foria, përdoren kryesisht për të përgatitur pjesë veshjesh si breza, xhoka, jelekë e mëngore, tirq, guna etj., strajca, hejbe, thasë etj. Zbukurimi i tyre bëhet i mundshëm vetëm dukevendosur fije me ngjyra të ndryshme në majë.
Disa krahina të vendit për nga teknika e përdorur, motivet, ngjyrat si dhe kompozimi i tyre kishin krijuar një traditë të veçantë për disa punime. Në punimin e qilimave dallohen krahina. e Kukësit, Malësia e Tiranës,’ Labëria dhe Korça. Për velenxat dhe thekoret dallohet Shqipëria JL, ndërsa për punimet e pambukta e të mëndafshta: zonat fushore të Shqipërisë së Mesme dhe Ve~ riore.
Krahas zhvillimit të ind. tekstile (shih) pas Çlirimit, janë ngritur edhe reparte të posaçme për punimin e T. P., që të ruhen e të zhvillohen më tej traditat popullore.
(A. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tekstilet Popullore