TEKTONIKA


TEKTONIKA
✤ Degë e gjeologjisë që studion strukturën dhe shformimet e kores së Tokës nën ndi-kimin e lëvizjeve të shkaktuara nga forca tëbrendshme dhe të jashtme, që veprojnë në Tokë.

Mendime të shkëputura për T. e Shqipërisë janë dhënë që në shek. XIX nga natyralistë e gjeologë të huaj. Studime tektonike u kryen sidomos në çerekun e parë të’ shek. XX nga F. Nopça. Zh. Burkar, E. Novak etj., të cilët shquan edhe zona të ndryshme tektonike me shtrirje krahinore (Zona e Mirditës, Zona e Alpeve Shqiptare etj.), para se ato të sh^uheshin në vende të tjera të gadishullit ballkanik.

Studimet e kryera nga gjeologët shqiptarë, sidomos pas viteve 60, saktësuan njohjen e stilit tektonik të Albanideve (shih)„me rrudhosje e shkëputje të shumta e të theksuara, me blloqe, luspa tektonike e mbihipje përgjithësisht me anim kah P., brenda zonave të veçanta, si dhe mbihipje të një zone mbi një tjetër. Brenda njësive më të mëdha tektonike u shquan nënzona dhe breza strukturorë. U ndërtua një Hartë tektonike e Shqipërisë (shih), dhe tani po përpilohet një hartë më e detajuar tektonike. Janë kryer studime tektonike krahinore për njohjen e hollësishme të stilit tektonik të Zonës Jonike e asaj të Krujës me punime komplekse gjeologjike e gjeofizike, studime për njohjen e strukturës së ofioliteve të Zonës së Mirditës etj.

Rezultatet e studimeve shqiptare mbi T. e Albanideve, janë përfshirë në përpilimin e hartave tektonike ndërkombëtare dhe në veprimtari të tjera gjeologjike e kanë dhënë ndihmesë në studimin e vargjeve të rrudhosura alpine mesdhetare.

(A. P.—V. Me.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tektonika


[cite]