TELEFERIKËT


TELEFERIKËT
✤ Pajisje që shërbejnë për të zhvendosur në rrugë ajrore ngarkesa të ndryshme, kryesisht në terrene të thyera. Zhvendosja e ngarkesës bëhet me karela që tërhiqen e lëvizin zakonisht në litarë prej çeliku. Me T. mund të transportohen edhe njerëz. T. kanë përdorim të gjerë në ind. metalurgjike, në minierat, në ndërmarrjet pyjore etj.

Gjatë Luftës I Botërore ushtritë pushtuese austro-hungareze ndërtuan (1916) një T. 40 krn të gjatë nga Lezha në Vorë për transportimin e materialeve ushtarake. Më vonë u ngritën T. në disa sharra për transportimin e lçyjjlës drusore, si dhe në disa miniera.

Pas Çlirimit u zgjerua përdorimi i T. sidomos në ndërmarrjet pyjore dhe në shumë miniera. Sot T. përdoren edhe në ndërmarrje të tjera të metalurgjisë (si në kombinatin Metalurgjik «Çeliku i Partisë», në Elbasan), në ndërmarrje të përgatitjes së lëndëve të ndërtimit, veçanërisht në guroret, në ndërmarrje bujqësore (si në Lukovë etj). Për kushtet e terrenit malor që ka vendi zgjerimi i mëtejshëm i përdorimit të T. ka perspektivë.

(P. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Teleferikët


[cite]