TELEFONIA


TELEFONIA
✤ (Ndërlidhja telefonike). Shërbim për komunikimin në largësi nëpërmjet pajisjesh të posaçme që lejojnë të transmetohet zëri dhe të bëhen bisedime, një nga shërbimet më të rëndësishme të postëtelekomunikacionit.

Para Çlirimit shërbimi i T. ka qenë i kufizuar. Bisedimet telefonike ndërurbane bëheshin nëpërmjet linjave telegrafike, edhe shërbimi telefonik urban ishte i prapambetur. Kishte vetëm një linjë ajrore (Tiranë-Durrës) për ndërlidhje telefonike. Në qendrat e pfefekturave kishte nga një central telefonik me dorë me 20-50 numra, kurse në ato të nënprefekurave me nga 5-10 numra. Vetëm Tirana kishte dy centrale me rreth 350 numra.

Pas Çlirimit T. u fuqizua dhe më 1973 përfundoi edhe lidhja telefonike e të gjitha fshatrave të vendit. Më 1984 kundrejt v. 1960 shërbimi teiefonik u rrit 7,6 herë. Komunikimet telefonike urbane në të gjitha qendrat e rretheve realizohen nëpërmjet centraleve telefonike automatike. Automatizimi është shtrirë edhe në mjaft qytete të vendit. Centrali i parë automatik për ndërlidhje urbane u vu në funksionim më 1947, në Tiranë, kapaciteti i tij u rrit nga viti në vit. Për komunikimet ndërurbane janë vënë në shfrytëzim aparatura telefonike shumëkanalëshe, të cilat janë

mbështetur në rrjetet ajrore kabllore dhe radio-rele.

Komunikimet telefonike ndërkombëtare për herë të parë filluan më 1946. Ato kryhen edhe në përputhje me rregulloren dhe konventën ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve (UIT), në të eilën vendi ynë është anëtar. Shqipëria ka sot ndërlidhje T. të qëndrueshme që po zgjerohet, fuqizohet dhe modernizohet. Në të ardhmen parashikohet të autoNë PTT, Tiranë matizohet edhe ndërlidhja telefonike ndërurbane, duke rritur sasinë e kanaleve telefonike ndërmjet qyteteve.

(S.Ça.—Mi.K.—I.Gi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Telefonia


[cite]