TEJQYRA

(qielli)

Në qoftë se i shikojmë sendet nëpërmjet një thjerrëze, ato do të na duken shumë më të mëdha. Në qoftë se shikojmë yjtë nëpërmjet një vargu thjerrëzash të vendosura në një tejqyrë, do të dallojmë plot yj që nuk shihen me sy. Tejqyrat astronomike janë ndërtuar nga një sistem thjerrëzash, që e zmadhojnë shëmbëllimin e trupave qiellorë që vëzhgojmë. Por ky zmadhim është më i vogël se zmadhimi që arrihet me anën e teleskopëve, sepse drita, duke përshkuar vargun e thjerrëzave, pakësohet. Pra, në rast se shëmbëllimi zmadhohet shumë, ai e humbet qartësinë. Tejqyra u shpik në fillim të shekullit XVII, por u përsos nga Galilei, Kepleri dhe nga astronomë të tjerë të famshëm.

Qielli – Deti – Toka

[cite]