PALOMBARI

(deti)

Njerëzit që zbresin nën ujë për të punuar, quhen palombarë. Veshja e tyre, e cila i ndihmon të marrin frymë nën ujë dhe i qëndron shtypjes së ujit, quhet skafandër. Shumë punime, siç janë kërkimet arkeologjike, ndërtimi i digave, ose thjesht studimi i fundit të detit kryhen me ndihmën e palombarëve. Sipas natyrës së punimeve ndryshon edhe forma e veshjes së palombarit, d.m.th. e skafandrit. Palombarët që punojnë në thellësi të vogla, kanë një veshje të thjeshtë dhe një aparat të lehtë për frymëmarrje, ndërsa ata që punojnë në thellësi të mëdha, mbajnë një kaskë sferike prej metali, të montuar mbi një kostum të gomuar.

Qielli – Deti – Toka

[cite]