THEREPELI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në krahun e majtë të luginës së Osumit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Vëndreshë (shih). Në shek. XV njihej me emrin Siparilë. Në gusht 1942 u ngrit Këshilli NÇ. Gjatë Luftës ANÇ nga fshati kanë rënë disa dëshmorë. Më 2.6.1944 këtu u zhvillua beteja e Qafëshkozës, Në Th. më 20.8.1944 u krijua Brigada XVI S. Koiektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar të Vëndreshës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe frutikultura. Në prill 1969 Th. u dëmtua nga një tërmet, por brenda një afati të shkurtër u ngritën banesa të reja. Th. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, -njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Therepeli
[cite]