TITUJT E NDERIT
✤ Emërtime nderi që u jepen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor shtetasve, qyteteve, institucioneve, organizatave shoqërore etj., për merita të veçanta. Për dhënien, dorëzimin, mbajtjen dhe heqjen e tyre zhatohen të njëjtat rregulla si edhe për dekoratat (shih).
Titulli më i lartë në RPSSH është «Hero I Popullit» dhe u jepet atyre që me vepra heroizmi i kanë hërë shërbime të mëdha Atdheut dhe popullit. «Hero i Punës Socialiste» është titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit dhe jepet për përfundime të jashtëzakonshme e të qëndrueshme me rëndësi tq madhe për gjithë vendin, në çdo fushë, si edhe për veprimtari e merita shumë të shquara në shërbim të vendit.
Për disa fusha, si arsimi, arti e kultura, etj. janë krijuar T. N. të veçantë, p.sh. «Mësues I Popullit», «Artist i Popullit® etj.
(S. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Titujt E Nderit
[cite]