TITUJT SHKENCORË


TITUJT SHKENCORË
✤ Tituj që jepen për veprimtarinë shkencore e pedagogjike dhe sipas shkallës së kualifikimit të punonjësve arsimorë e shkencorë. Sipas rregullave të kualifikimit pasuniversitar (shih), në RPSSIT janë vendosur T. Sh. «Docent» ose «Bashkëpunëtor i vjetër shkencor* dhe «Profesor».

T.Sh. «Docent» ose «Bashkëpunëtor i vjetër shkencor» u jepet nga seksionet përkatëse të Komisionit të Lartë të Atestimit pranë Këshillit të Ministrave, punonjësve që kanë fituar më parë gradën shkencore «Kandidat i Shkencave» dhe kanë veprimtari të gjerë mësimore ose shkencore, kanë aftësi për të udhëhequr kualifikimin e specialistëve të rinj dhe kanë hartuar tekste mësimore, monografi, artikuj e referate ose punime të tjera shkencore,

T. Sh. «Profesor» u jepet nga Komisioni i Lartë i Atestimit punonjësve që mbajnë T. Sh. «Docent» ose «Bashkëpunëtor i vjetër shkencor» ose që kanë fituar gradën shkencore «Doktor i Shkencave® clhe kanë veprimtari të pasur pedagogjike ose shkencore, kryejnë e drejtojnë me nivel të lartë punë mësimore e shkencore, udhëheqin kualifikimin e specialistëve të rinj dhe kanë botuar vepra të një niveli të lartë ideopolitik e shkencor.

Veprimtaria e kandidatëve për T. Sh. vlerësohet publikisht, pas recensioneve e diskutimeve në katedra e sektorë shkencorë, si dhe në këshilla shkencore të shkollave të larta e institucioneve kërkimore-shkencore.

(E. He.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Titujt Shkencorë


[cite]