TOLA RUZHDI


TOLA RUZHDI
✤ (1937-1974). Punëtor, shembull i lartë i qëndrimit socialist në punë, Hero i Punës So

cialiste. Lindi në Tiranë. Më 1953 nisi punën në Uzinën «Enver» si nxënës tornitor. ‘ Më pas, punoi në Ndërmarrjen e tensionit të lartë në Tiranë, në HEC «Karl Marks» të Ulëzës, në Kombinatin Ushqimor «Ali Kelmendi». Anëtar i PPSH në vitin 1963. Më 1965 iu përgjigj thirrjes së Partisë dhe shkoi si elektricist në repartin e fonderisë së gizës të ish-Uzinës së Traktorëve, sot Kombinati i autotraktorëve «Enver Hoxha». Mori pjesë në aksionet për elektrifikimin e gjithë vendit, u dallua veçanërisht në ndërtimin e • Kombinatit metalurgjik «Çeliku i Partisë». Kudo punoi me ndërgjegje të lartë dhe në frontet më të vëslitira. Ra në krye të detyrës, duke punuar për remontin e fonderisë së gizës (1974).

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tola Ruzhdi


[cite]