TOMEU LEONIK
✤ (1456-1531). Humanist, filozof, pedagog, letrar e historian. Lindi në Venedik në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat e tij e përmend me krenari prejardhjen e vet shqiptare. Studimet i kreu në Francë, . në shkollën «aristoteliane». , Në vitet 1504-1531 në Venedik ishte një ndër intelektualët më të njohur dhe më pas u bë një nga drejtuesit e shoqërisë Shkolla e shqiptarëve (shih), qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 L. T. u emërua profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, ku pati si student të tij edhe astronomin e madh Nikolla Kopernikun. Njohës i thellë i gjuhëve e i letërsive klasike dhe i mendimit përparimtar të lashtësisë, në mësimet e punimet e tij («Dhjetë dialogët», «Aristoteli, historia e jetës dhe e veprave», histori të ndryshme), L. T. vinte gjithnjë në dukje pikëpamjet materialiste të Aristotelit, që binin ndesh me mendimin teologjik të Mesjetës. Veprat e L. T. u dogjën nga inkuizicioni.
*
(M.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tomeu Leonik
[cite]