TOMINI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (L), në VP të qytetit të Peshkopisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bahutaj, Brezhdan, Çetush, Dohoshisht, Staravec, Shimçan, Ushteleneë, Zimur, Zdojan, popullsia gjithsej 10127 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi I bujqësisë u bë më 1958. T. është qendër e koop. së bashkuar «23 gushti» formuar më 1974. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Kultivon mollën e kumbullën. Rriten bagëtitë e imëta. T. ka shkolla 8-vjeçare, shtëpi kulture, muzeun, qendër shëndetësore dhe njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tomini


[cite]