TOPOGRAFIA NËNTOKËSORE


TOPOGRAFIA NËNTOKËSORE
✤ (Markshajderia) Degë e shkeneave minerare, që studion trajtat, përmasat e ndërtimin e trupave dhe të punimeve gjeologjike e minerare, të ndërmarra për kërkimin e mineraleve të dobishme, përcakton vendosjen e tyre dhe mënyrat për hartimin e dokumentimit srafik e analitik

të vendburimeve. T. N. bën vrojtimet e matjet në sipërfaqe dhe nëntokë, përcakton ku do të hapen punimet, llogarit rezerrat, humbjet dhe varfërimin e mineralit të dofishëm, ndjek zbatimin e kërkesave teknike të orojektit për shfrytëzimin e drejtë të pasurive dhe bën punimet për ruajtjen e sipërfaqes e të nëntokës nga ndikimet e shfrytëzimit nëntokësor.

Në Shqipëri dëshmohen punime minerare që në periudhën ilire (shek. VI-IV p.e.r.) për nxjerr’en e bakrit, hekurit në Mirditë, Pukë, Mat, klbasan etj., përmenden veçanërisht pirustët (shih). Punime të cekta janë bërë gjatë sundimit osman ihe më vonë, për të cilat ka dokumentim të fhjeshtë grafik. Punime të mirëfillta T. N. janë kryer vetëm pas Çlirimit. Më 1957 filloi në UT përgatitja e specialistëve të lartë për T. N. Sot numri i tyre është rritur mbi 10 herë kundrejt 1960. Shërbimi i T. N. është organizuar pranë gjithë ndërmarrjeve gjeologjike e minerare të vendit.

(R. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Topografia Nëntokësore


[cite]