TOPOJANI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (VP), në rrëzë të malit të Qarrishtës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Leskovec, Luar; popullsia gjithsej 1237. banorë. T. është qendër banimi e vjetër. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Koop. bujqësore u formua më 1956. T. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin ‘‘e drithërave të bukës, është i njohur për pjergullat T. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi megtare e komunale.
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (L), në rrëzën L të malit të Gjallicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Brekije, Turaj e Xhaferaj, popullsia gjithsej 3965 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XVI me emrin Topoljan. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. T. është qendër e koop. së bashkuar «Ejup Topojani», formuar më 1968. Ka drejtim kryesor blegtorinë, veçanërisht delen rudë. Njihet për rrit;en e patates. T. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Topojani
[cite]