TOPOVA
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në luginën e Zagories. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Nivan (shih). Si vendbanim T. është e vjetër. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Gjatë Luftës ANÇ këtu ka qenë për një kohë spitali partizan. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar «Alqi Kondi». Ka drejtim kryesor drithërat, perimet e blegtorinë. T. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares, vatër kulture, njësi tregtare.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Topova


[cite]