TOSHKËZA


TOSHKËZA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjes (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Allkaj, Zhelizhan, Çukasi i Ri, Delisufaj, Biçakaj dhe Lifaj i Ri, popullsia gjithsej 4670 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Koop. bujqësore u formua më 1954. Sot është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e dridhit, të bimëve industriale dhe blegtorinë. T. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi-muze, grupin folklorik, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toshkëza


[cite]