TOSKA
✤ (1801). Revistë e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e letrare në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe frëngjisht. Numri i parë doli më 1.10.1901 në Minia-H të Egjiptit dhe u shtyp në Kajro, vijoi 7 nr. deri më 1902. Bashkëpunuan edhe Asdreni, Filip Shiroka, Loni Logori etj. Polemizoi për çështjen kombëtare me shtypin shovinist grek.

(P. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toska


[cite]