TPLANI
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dushaj, Dega, popullsia gjithsej 1876 banorë. Në T. më 5.5.1942 u formua celula e parë e PKSH për rrethin dhe më 26 e 27 nëntor 1943 u formuan batalionet territoriale «Rinia» dhe i «Malësisë». T. u çlirua në gusht 1944. Koop. bujqësore u ngrit më 1953, e para në rreth. Sot është qendër e koop. ‘ së bashkuar «Partizani». Ka drejtim kryesor të ekonomisë blegtorinë. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tplani


[cite]