TOSKA HAKI


TOSKA HAKI
✤ Një nga udhëheqësit e Partisë dhe të shtetit, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH (1961-1981). Lmdi në qytetin e Gjirokastrës më 8.5.1920 në një familje të varfër. Që në rini përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari revolucionare. Anëtar i PKSH me themelimin e saj.

Gjatë Luftës ANÇ zhvilloi veprimtari të gjerë për krijimin e Organizatës së Rinisë Komuniste dhe për të forcuar organizatën e Partisë në qarkun e Gjirokastrës. U caktua komisar politik i Brigadës VI S (1944), ku punoi pa u lodhur për edukimin politik dhe ideologjik të partizanëve dhe kuadrove.

Pas Çlirimit të vendit punoi me të gjitha forcat për ndërtimin e socializmit në Shqipëri. Anëiar i KQ të PPSH që nga Kongresi II (1952), kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH (1956), sekretar i KQ të PPSH (1956-1966 dhe 1970-1976), zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave (1966-1970), ministër i Financave (1976-1982). Ka dhënë ndihmesë për zhvillimin e pandërprerë të ekonomisë dhe të kulturës socialiste, për forcimin a pushtetit popullor. Ka luftuar me vendosmëri për mbrojtjen e vijës marksiste-leniniste të Partisë kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë armiqve të tjerë të brendshëm e të jashtëm. Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat.

(S.V.—M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Toska Haki


[cite]