TRAKEA
Trakea fillon aty ku mbaron laringu dhe shkon deri te bronket. Ajo është një tub muskulor i gjatë 9 deri 12 cm dhe i gjerë 2 cm. Në anën e jashtme është e përforcuar me disa unaza kërcore që e mbrojnë nga presionet dhe nga çdo e papritur.
Edhe kjo pjesë e rrugës së frymëmarrjes, në anën e brendshme të saj, është e pajisur me qimëza dhe me një lloj lëngu që shërbejnë për të penguar papastërtitë e ndryshme të ajrit të atmosferës të mbërrijnë deri në mushkëri. Por kjo nuk arrihet plotësisht. Sidomos në qytetet e mëdha industriale, për shkak të ndotjes së mjedisit nga tymrat e fabrikave etj., në mushkëritë e banorëve, nëpërmjet frymëmarrjes. hyjnë vazhdimisht papastërti, pluhura e blozë, që me kohë i dëmtojnë ato e shkaktojnë shpesh sëmundje të rënda.