TRAKTATI I PAQES ME ITALINË


TRAKTATI I PAQES ME ITALINË
✤ Traktat i nënshkruar në Paris më 10 shkurt 1947 midis shteteve ndërluftuese të Koalicionit Antifashist dhe Italisë. Më 9 tetor 1947 Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi aderimin e Shqipërisë në këtë Traktat dhe autorizoi Qeverinë e RP të Shqipërisë që të aksedojë në të. Me depozitimin e aktit të aksedimit pranë qeverisë franceze Shqipëria hyri në radhën e «fuqive shoqe», gjë që ishin përpjekur ta pengonin përfaqësuesit e qeverive të SHBA, të Britanisë, të Francës, të Italisë, të Greqisë etj., duke mohuar të drejtat legjitime të Shqipërisë për kontributin e dhënë si pjesëtare aktive e Koalieionit Antifashist.

Traktati i Paqes me Italinë e detyron këtë të fundit të njohë e të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit, të heqë dorë në favor të Shqipërisë nga të gjitha të drejtat, koneesionet, interesat e përfitimet e çdo lloji në Shqipëri të fituara si rrjedhim i agresionit të 7 prillit 1939, si dhe në bazë të traktateve e marrëveshjeve të Jidhura para kësaj date; të paguajë reparacionet e luftës; të kthejë sendet me vlera të rrëmbyera nga Shqipëria; të arrestojë e te dorëzojë kriminelët shqiptarë të luftës dhe ata italianë që kanë kryer krime, për t’u gjykuar në Shqipëri; të njohë vlefshmërinë e të gjitha masave që do të marrë Shqipëria për të sanksionuar e vënë në zbatim dispozitat e Traktatit të Paqes etj.

Për zbatimin e Traktatit u zhvilluan bisedime shumëvjeçare me Italinë, qeveritë e së cilës u munduan të mbronin politikën kolonialiste të imperializmit italian dhe t’u shmangeshin detyrimeve që rrjedhin prej tij. Më 22 qershor 1957 u arrit Marrëveshja midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Italiane për rregullimin e çështjeve që rrjedhin nga Traktati i Paqes me Italinë, e eila hyri në fuqi me shkëmbimin në Tiranë të instrumenteve të ratifikimit më 30 tetor 1957.

(P.Bi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Traktati I Paqes Me Italinë


[cite]