TRAKTATI I VARSHAVËS
✤ Bllok agresiv politiko-ushtarak i drejtuar nga soeialimperializmi sovjetik për realizimin e synimeve të tij hegjemoniste. Fillimisht më 14.5.1955 u krijua si Traktat miqësie, bashkëpunimi dhe ndihme reciproke midis RP të Shqipërisë, RP të Bullgarisë, RP të Hungarisë, RD Gjermane, RP të Polonisë, RP të Rmnanisë, Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe Republikës Soeialiste të Çekosllovakisë, për mbrojtjen e tyre me forca të përbashkëta nga çdo agresion imperialist, në bazë të parimeve të marksizëm-leninizmit dhe ië internacionalizmit proletar.
Pas ardhjes në fuqi të reyizionizmit hrushovian në BS dhe me futjen e’ këtij në rrugën e shndërrimit në fuqi socialimperialiste, edhe Traktati i Varshavës filloi të braktiste qëllimet për të cilat ishte krijuar dhe të kthehej në një vegël të politikës së jashtme hegjemoniste të BS për të ndërmarrë agresione kundër popujve dhe vendeve të tjera. Në kuadrin e T. të V. BS zhvilloi veprimtari armiqësore të hapur edhe ndaj vendit tonë, u përpoq me të gjitha mënyrat ta kthente bazën e Vlorës në një bazë ushtarake të tijën, duke shkelur marrëveshjet e nënshkruara midis dy vendeve; organizoi veprimtari spiunazhi në dëm të lirisë dhe pavarësisë së atdheut tonë; tentoi ta shtrinte veprimtarinë armiqësore edhe për probleme të tjera, por pa rezultat, sepse vigjilenca e lartë revolucionare e PPSH dhe lufta e vendosur e saj kundër revizionizmit modern bënë që të dështojnë me turp të gjitha planei e errëta të hrushovianëve ndaj vendit tonë. Duke filluar nga viti 1961, me imponimin e qeverisë sovjetike, në mënyrë krejt arbitrare e të paligjshme, RP e Shqipërisë de fakto ishte përjashtuar nga Traktati i Varshavës, euk ftohej më në asnjë mbledhje të tij.
Më 21 gusht 1968 BS, Polonia, RD Gjermane dhe ITungaria, në emër të Traktatit të Varshavës, kryen agresion të armatosur kuhdër Çekosllovakisë dhe e pushtuan atë. Shqipëria ishte ndër të parët që dënoi këtë krim të rëndë. Në deklaratën e KQ të PPSH dhe të Qeverisë së RPSH të 23 gushtit 1968 ai u cilësua si «agresion i tipit fashist». Në përputhje me këtë Plenumi i KQ të PPSH që u mblodh në shtator 1968 mori vendimin për denoncimih e’ T. të V. Vendimin për të dalë nga T. i V. 6 për ta ‘denoncuar atë e sanksionoi Kuvendi Popullor “në sesionin e tij të 13 shtatorit 1968, duke miratuar një ligj ‘t’ë posaçëm që çlironte juridikisht Shqipërinë socialiste nga çdo detyrim që rridhte prej atij Traktati.
Organi më i lartë i T. të V. është Komiteti Politik Konsultativ. Organ tjetër i strukturës së tij është Komanda e ’Përgjithshme e forcave të bashkuara pranë së cilës është krijuar shtabi i forcave të bashkuara, me vend qëndrimi në Moskë. Komandanti i forcave të bashkuara të vendeve anëtare dhe shefi i shtabit pranë komandës së bashkuar janë ushtarakë sovjetikë. Komanda e Përgjithshme e forcave të basbkuara të T. të V. ka përfaqësuesit e saj në kryeqytetet e vendeve anëtare. Organe të tjerë të T. të V. janë Komiteti i ministrave të mbrojtjes dhe ai i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. (N. Ri.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Traktati I Varshavës