TRAKTET
✤ Fletë të sbtypura në formë thirrjesh, parullash ose shkrimesh të zakonshme publicistike, me përmbajtje politike aktuale, që ngjiteshin në mure ose shpërndaheshin fshehurazi. T. janë përdorur që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Si një formë shtypi ilegal në mënyrë shmnë ta; organizuar i gjejmë në periudhën e Luftës ANÇ, veçanërisht pas themelimit të PKSH. T. vazhduan të shtypen pa ndërprerje deri në Çlirimin e piotë të vendit. T. shtypeshin nga Komiteti Qendror dhe komitetet qarkore të PKSH, foruxnet e organizatës së RKSH dhe të organizatave antifashiste si dhe formacionet e UNÇSH. T. përfaqësojnë fillimin e shtypit të Lëvizjes ANÇ dhe të shtypit tonë popullor. PKSH botoi T. italisht e gjermanisht, drejtuar ushtarëve të ushtrive pushtuese. T. . zakonisht. shtypeshin në një fletë. Tirazhi i. një T. arriti deri në 4000-5000 kopje. Traktet shpunë në popull fjalën e zjarrtë të Partisë dhe i ngritën njerëzit peshë në luftën kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit. (L. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Traktet
[cite]