TRANSPORTI QYTETËS
✤ (URBAN). Shërbim brenda qytëtit për udhëtarë e mallra. U organizua pas Çlirimit me shtetëzimin e mjeteve të transportit më 1945 dhe u shtua e u fuqizua më pas. Tarifat e T. Q. janë të ulëta, ai është përhapur në të gjitha rrethet e vendit dhe ka mjete të llojeve dhe aftësive të ndryshme.
Krahas transportit automobilistik që zë peshën kryesore, po merr zhvillim dhe T. Q. me hekurudhë. Ka filluar edhe T. Q. ujor. Sot vetëm për T. Q. në Tiranë punojnë automjete në tridhjetë linja me largësi të përgjithshme rreth 374 km, nga një linjë që ishte më 1953, lëvizin çdo ditë mbi 150 mijë udhëtarë, nga rreth 9 mijë udhëtarë që kanë lëvizur më 1953. Më 1983 me T. Q. kanë lëvizur 115.498.000 udhëtarë, rreth 7 herë më shumë se më 1960.
(Q. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Transporti Qytetës
[cite]