TRANSPORTI UJOR I BRENDSHËM
✤ Lloj transporti për lëvizjen e mallrave e të udhëtarëve në ujërat e brendshme. Në Shqipëri njihej që në lashtësi në 1. e Bunës. Në mesjetë skela e Shirgjit (Oboti i sotëm) ka shërbyer si pikë tranzite për ngarkimin e shkarkimin e mallrave të qytetit të Shkodrës me vendet e tjera. Vitet e fundit, pas krijimit të Liqenit të Fierzës në 1. Drin, me anije të prodhuara në vend transportohen udhëtarë, automjete, lëndë drusore, etj. në largësi prej 70 km, duke shkurtuar 2 herë kohën e transportit të udhëtarëve në krahasim me transportin automobilistik.
(L. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Transporti Ujor I Brendshëm
[cite]