TREGTANI


TREGTANI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit, në VP të qytetit të Kukësit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Metaliaj, popullsia gjithsej 1530 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XVI me emrin Diragtan. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1963. T. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten dhitë dhe gjedhi. T. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Tregtani


[cite]