TREGU FSHATAR
✤ Veprimtari tregtare për shitjen e mallrave bujqësore e blegtorale nga ekonomitë individuale dhe nga tepricat e prodhimit të oborrit kooperativist. T. F. ka shërbyer si burim plotësues për furnizimin e popullsisë. Ai është një treg i paorganizuar. Shteti socialist ushtron kontroll mbi T. F. nëpërmjet fondit të mallrave bujqësore e blegtorale me çmime të qëndrueshme. T. F. ka karakter historik të përkohshëm. Në RPS të Shqipërisë, me zhvillimin e prodhimit shoqëror e të tregtisë socialiste si dhe me fuqizimin e rendit kooperativist në fshat, T. F. erdhi duke e humbur rëndësinë e tij dhe nga viti 1981 kjo formë e tregtisë ka pushuar së vepruari.
(S. T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Tregu Fshatar
[cite]