TRENI
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL) pranë liSEiit të Prespës së Vogël. Bën pjesë në fshatin £ bashkuar të Bilishtit. Buzë liqenit në skajin JP £ gryka e Ujkut është zbuluar një vendbanim mehistorik. Gërmimet ‘janë bërë më ‘1966-67. ?=r banim është përdorur shpella dhe rrafshi rmer saj. Gjurmët e para të banimit në shpellë pmë disa copa enësh, me impreso që i takojnë aeolitii të hershëm. Shpella dhe rrafshi kanë një ikfresë të pasur kulturore të periudhës së bakrit, E eila riprodhon tërësisht tiparet e kulturës £-eolitike të Maliqit II. Gjatë epokës së hekurit vendbanimi pati jetë të zhvilluar. Kjo dëshmohet nga ngritja e murit rrethues me gurë të papunuar e lidhje të thatë, i gjatë 90 m në anën JL, nga pasuria e larmia e enëve dhe e motiveve të qeramikës së pikturuar devollite, si edhe nga prania e qeramikës së importuar nga Greqia e periudhës gjeometrike e korintike të hershme. Disa fragmente enësh të stilit devollit të punuara me çark, që i takojnë shek. VII p.e.r. janë dëshmitë më të hershme për përdorimin e çarkut nga poçarët ilirë. Shpella -azhaoi të përdoret për banim edhe gjatë shekujve të parë të e.r. dhe në fillimet e mesjetës.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Treni
[cite]