TREPORTET


TREPORTET
✤ Rrip kodrinor toke në trajtën e një istmi të ngushtë në VP të Vlorës, midis lagunës së Nartës në Z dhe detit në P, me gjatësi 8 km e gjerësi 150 m — 3.2 km. Kodrat përbëhen nga shkëmbinj miocenikë. Dikur ato kanë qenë ishuj dhe u bashkuan me tokën nëpërmjet rripave ranorë të krijuar prej veprimtarisë depozituese të detit. Lartësia e tyre është 30-80 m. Gërryerja detare ka formuar gremina që bien 20-40 m mbi det. Në vende të tjera rripi është shumë i ulët dhe përbëhet nga mbushje rëre të imëta (zona e Kavalonës në P të Nartës). Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin bëhej nëpërmjet tre hyrjeve, sot ruhet vetëm njëra (ngushtica e Peshkimit në V) ndërsa dy të tjerat janë mbyllur .nga veprimtaria depozituese e detit. Në pjesën më të gjerë dhe më të lartë të T. (kodra e Pllakës) gjendet fshati Zvëmec (shih). Zgjatja drejt J e kësaj kodre formon kepin e Treportit. Janë zbuluar rrënojat e një porti të vjetër ilir. Sot pjesa më e madhe e kodrave të T. është punuar dhe mbjellë me vreshta e drurë të tjerë frutorë.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Treportet


[cite]