TREVËLLAZËR


TREVËLLAZËR
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (V), në bregun e majtë të Vjosës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Beshisht, Cerkovinë, Mekat, Skrofotinë; popullsia gjithsej 4910 banorë. Më 1927 T. ishte qendër e komunës së Topalltisë. T. gjatë Luftës ANÇ ka shërbyer si zonë ndërlidhjeje midis Myzeqesë dhe Lumit të Vlorës (Shushicës). Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar e formuar më 1971. Ka drejtim ^fyesor prodhimin e drithërave, ullirit e duhanit. T. dallohet për prodhimin e patates së hershme. Në Mekat është ngritur shkollë kombëtare e përvojës për pataten. Ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Trevëllazër


[cite]