TRUSHI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JP), në fushën e Bregut të Bunës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Bushat (shih). Dëshmohet si vendbanim i hershëm, ruhen rrënojat e një ujësjellësi të ndërtuar para erës së re. Fshati ka pasur tradita për rritjen e blegtorisë dhe pjesa më e madhe e tokave kanë qenë kullota. Ka qenë bazë gjatë luftës ANÇ, Këshilli NÇ është formuar në. 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957, sot bën pjesë në KTL të Bushatit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës si dhe rritjen e gjedhit. T. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtepi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Trushi
[cite]